Prishtinë, komuna largon deponinë e mbeturinave afër Ambasadës Amerikane

Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës ka larguar deponinë ilegale të mbeturinave inerte në lagjen ‘Arbëria’.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e shërbimeve publike në komunë, Medina Braha.

Ajo shkroi se pas definimit të pronësisë, janë larguar mbeturinat që janë në pronë publike.

“Pas përfundimit të punëve rreth definimit të pronësisë dhe pas përmirësimit të kushteve atmosferike, filluam sot largimin e deponisë ilegale afër Ambasadës Amerikane, pjesën që është pronë publike,” ka shkruar Braha.

Përpos largimit të mbeturinave, komuna poashtu ka rrethuar këtë zonë me tel, për të mos lejuar që ajo pjesë të shfrytëzohet për hedhje të materialeve të ndryshme.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët lidhur me këtë deponi në lagjen ‘Arbëria’.

Komuna ka disa vite që po përballet me këtë deponi, pasi këtu vazhdimisht shfrytëzohej si zonë për hedhje të mbetjeve të ndryshme.

Deponia gjendej në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe varrezave të komunitetit ortodoks.

Deponi të tilla të mbeturinave ka në shumë pjesë të kryeqytetit dhe jashtë tij, si në lagjen ‘Sofalia’, ‘Fusha e Pajtimit’ dhe fshatin Zllatar.

Foto: Medina Braha, Facebook
Foto: Medina Braha, Facebook
Foto: Medina Braha, Facebook
Foto: Medina Braha, Facebook

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.