Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 zyrtarë administrativ

Komuna e Prishtinës ka hapur dy konkurse për rreth 200 nënpunës dhe zyrtarë në administratë.

Në njërin prej këtyre konkurseve janë të hapura 142 pozita si nënpunës dhe mbështetës administrativ nën mbikqyrje të drejtorive përkatëse të kryeqytetit.

Në konkursin me 142 pozita të lira theksohet se kandidatët preferohet të kenë aftësim profesional në fushat: Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Marrëdhënie me publikun, Edukatë fizike, Arkiv, Gazetari, Sociologji, Psikologji dhe Pedagogji.

Derisa edhe në konkursin e dytë kërkohen nënpunës administratv për 58 pozita.

Në konkursin e dytë preferohen diploma universitare në fushat: Arkitekturë, Ndërtimtari, Elektroteknikë, Hidroteknikë, Gjeodezi, Makineri, Komunikacion, IT, Mjedis

Derisa,  nevojiten edhe njouri të programeve të MS Office.

Sipas të dhënave, kontrata do jetë për 1 vit me pagë 420 euro (bruto). Në konkurs theksohet se përvppja e punës nuk kërkohet.

Konkursi do jetë i hapur deri më 8 shtator 2023.

Detajet tjera lidhur me kriteret dhe përgjegjesitë i gjeni këtu.