Komuna e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Komuna e Gjakovës e gatshme për nisjen e vaksinimit kundër COVID-19

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se vaksinimi po planifikohet të fillojë këtë javë, të enjten ose eventualisht të premten.

Kjo Komunë ka mbajtur mbledhjen e shtabit për menaxhimin e COVID-19, ku kryetari Ardian Gjini bashkë me anëtarët e shtabit ishin dakorduar që procesi i vaksinimit duhet të vijojë nga bashkëpunimi i ngushtë në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve shëndetësore dhe Komunës.

Në këtë takim është folur edhe për rritjen e rasteve pozitive në Gjakovë.

Përveç kësaj është thënë se në vazhdimësi po vazhdon puna e Policisë së Kosovës, inspektorëve sanitarë dhe personelit shëndetësor.

Në fund, takimi është përmbyllur me apelim të domosdosshëm që kujdesi kundër COVID-19 të vazhdojë tutje.