KEK Intervenon në ‘Kosovën B’, Sanohet Problemi Teknik

Pas interesimit të KALLXO.com Korporata Energjetike e Kosovës është vënë në veprim për sanimin e një problemi teknik në TC Kosova B që po lironte tym në masë të madhe.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli dërgoi një fotografi në KALLXO.com duke dëshmuar se lirimi i tymit është kthyer në suaza ta normales.

“Kemi pasur një problem teknik për afërsisht 5 minuta. Ekspertët tanë e kanë sanuar shumë shpejt dhe tani gjithçka është në suaza të normale”, tha Bucolli.

KALLXO.com pak minuta më parë kishte raportuar për lirimin e tymit të dendur nga tymtarja e ‘Kosova B’.

http://kallxo.com/tym-i-dendur-nga-kosova-b-foto/