Kanosje me armë në Fushë Kosovë

Dy persona kanë raportuar në polici se janë kanosur dje në Fushë Kosovë.

Viktima e rastit, një grua dhe një burrë kanë njoftuar policisë se dy persona të panjohur, i kanë kanosur ata, ku njëri prej të dyshuarve e kishte nxjerr një revole dhe ua kishte drejtuar viktimave.

Sipas tyre, të dyshuarit për këtë rast, janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky rast, i cili mbetet nën hetime nga njësitë hetimore.