Kamioni godet këmbësoren në Fushë-Kosovë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, një grua është goditur nga një kamion.

“Rreth orës 9:30 kemi pranuar informacionin sipas të cilit një këmbësore është goditur nga një kamion”, ka thënë për KALLXO.com Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

E lënduara është dërguar në Emergjencë, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Ndërsa, njësitet e trafikut po merren me trajtimin e rastit.

Një aksident tragjik, i shkaktuar nga një kamion, ka ndodhur të enjten në Gjilan.

Një person ka vdekur e 27 janë lënduar në aksidentin e shkaktuar nga kamioni, i cili doli të ketë qenë i paregjistruar që nga viti 2017.

https://kallxo.com/foto-aksidenti-me-shume-te-lenduar-ne-gjilan/?fbclid=IwAR2VlXNB2_4SZs11vxX8WYkCY9Wq98ByEDWIW2M8WWwdDmBxoBbFqK3Qlk0

www.kallxo.com