LIVE: Intervista me fotoreporterin Ilaz Bylykbashi - Pjesa 2

Në emisionin KallxoPernime mund të ndiqni pjesën e dytë të rrëfimit e fotografit që dokumentoi historinë e Kosovës. Ilaz Bylykbashi sjell në KallxoPërnime rrëfimin e tij për ngjarjet që shoqëruan shtetndërtimin e Kosovës.

Ilaz Bylykbashi është fotoreporter i cili ka dokumentuar përmes fotografive ngjarje të ndryshme në Kosovë që nga fundi i viteve të ’70-a. Bylykbashi kishte filluar punën si fotoreporter fillimisht në ‘Bota e Re’, e më pastaj kishte vazhduar më shumë se dy dekada në gazetën ‘Rilindja’.

Ilaz Bylykbashi rrëfen në KALLXO Përnime për largimin e gazetarëve nga ‘Rilindja’.

Ai rrëfen momentet dramatike të dokumentimit të masakrës së Jasharëve, për çka thotë se ka fotografuar çdo kufomë “një nga një”.

Ndër tjerash, në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të tij, ai tregon edhe prapaskenat dhe humoret në mes Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit.

Rrëfimin e Bylykbashkit mund ta ndiqni sonte, 12.04.2024, nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe KALLXO.com.