Ambasadori gjerman në Kosovë: Policia e Kosovës na bën të ndihemi të sigurt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka lavdëruar punën dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës.

Ai në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime, ka thënë se Policia e Kosovës ka trajtuar me shumë profesionalizëm situatën në Banjskë të Zveçanit.

“Ne e kemi lavdëruar Policinë e Kosovës për trajtimin profesional të situatës. Nuk e shoh nevojën që KFOR-i të marrë përsipër këtë, sepse ne kemi një shtet sovran me një institucion të zbatimit të ligjit që ka vepruar shumë profesionalisht”, tha ai

Ai ka shtuar se nuk është i vetmi që ka arritur në këtë përfundim sipas tij kjo u përmend publikisht edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, z. Stano.

“Unë personalisht kam folur me kreun e Policisë, me komandantin e KFOR-it dhe të gjithë kanë thënë se ky është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe i mirë dhe duhet të vazhdojë si i tillë. Dua të them, sot në mëngjes ne folëm me Presidenten dhe unë gjithashtu përsërita se ky ishte një bashkëpunim i mirë dhe duhet të vazhdojë kështu, e veçanërisht në kohë të vështira, miqtë duhet të qëndrojnë krah njëri- tjetrit”, ka thënë ndër tjerash ambasadori Rohde.

Ndryshme të dielën e 24 shtatorit nga një sulm ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Krejt çka ndodhi dje në veri