Investimet e munguara në rininë e Gjilanit

Një mini-dokumentar i cili ka pasqyruar rininë e Gjilanit, tregon se të rinjtë, veçanërisht studentët nuk e shohin të ardhmen e tyre në qytetin ku jetojnë.

Përkundër talentit që kanë, ata ndjehen sikur nuk mund ta tregojnë atë. pasi ka shumë pak investime në rininë e Gjilanit.

Në këtë mini-dokumentar thuhet se Gjilani para ca vitesh është njohur si qytet industrial, ku njerëzit kanë punu, janë zhvillu dhe Kosova është ndërtu.

“Por tash aty ku shumë veta kanë punu, veç koha ka mbet me u shpenzu e makiato me u harxhu. Ama kjo s’është krejt çka Gjilani ofron. Rinia jonë veç po përparon, e sfidat e jetës po i fiton. Gjilani ka pasion edhe është kampion, po veç investimi po i mungon”, thuhet në këtë mini-dokumentar.

Mini-dokumentarin mund ta ndiqni në këtë LINK.

Ky aktivitet është prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e kë tij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë  mënyrë nuk mund të  konsiderohet qëndrim i BE-së.