Talenti i 12 vjeçarit nga Gjakova për futbollin

Domenik Dodaj ishte vetëm 4 vjeçar kur fillojë të luaj futboll.

Futbolli për të është më shumë se vetëm sport. Fusha e gjelbër atij i sjell emocione dhe motiv që të shkojë përpara në realizimin e ëndrrës së tij.

Domeniku është nxënës i shkollës fillore “Isa Boletini” në Osek Hilë të Gjakovës. Ai tashmë është 12 vjeç.

Ai është pjesë e klubit të futbollit ‘KF Gjakova’.

Domeniku me bashkëlojëtarët e tij stërvitjet i kryejnë në sallën e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, nga trajneri Faton Brahushi.

12 vjeçari thotë se për shkak të talentit të tij qysh nga mosha e hershme, ka pasur edhe oferta nga ekipet tjera.

“Futbolli më ka dhënë shumë mundësi të mëdha që të plotësoj ëndrren time, kam pasur oferta të ndryshme si në Kosovë po ashtu edhe jashtë saj, si: në Zvicër, Gjermani, Slloveni, etj.”, u shpreh ai.

Ambiciet e të riut për të ardhmën janë që një ditë të radhitet në mesin e futbollistëve të famshëm në botë duke prezantuar vendin e tij – Kosovën.

“Futbolli është sporti që unë ëndërroj t`i arrij majat me të dhe ëndërroj që një ditë në një të ardhme me futboll ta bëjë emrin e vendit tim më të famshmin në botë”, thotë ai.

Autorja është Aulona Dodaj, nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.