18-vjeçarja nga Skenderaj do të përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian
18-vjeçarja nga Skenderaj, Liridona Hyseni do të përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian në fushën e artit figurativ.
Liridona është nxënëse e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj.
Gara në të cilën ajo do të marrë pjesë do të mbahet në Turqi.
Ky kampionat do të mbahet në muajin qershor.
Përballë kësaj gare do t’i ketë mbi 70 shtete të botës.
Liridona e quan ndjenjë të vecantë që përmes artit që bënë me shumë pasion të përfaqëoj shtetin e saj – Kosovën.
Punimet e saj aktualisht janë të vendosura në shkollë dhe një ekspozitë është mbajtur edhe në një sallë të Kulturës në qytetin e Skenderajt.
Të gjitha të arriturat e saj thotë se i ka falë përkushtimit të profesoreshës së artit, Remzije Shabani.
“Në gara ndërkombëtare nuk kam marrë pjesë, është hera e parë që do të marrë pjesë, kanë apliku edhe shumë te tjerë po mua më kanë përzgjedh nga pikturat e ndryshme qe kam pasur”, thotë Liridona.
Liridonës më shumë i pëlqen të pikturojë portrete e figura të shquar shqiptarë.
Portreti i heronjve Adem dhe Hamëz Jashari mbesin të preferuarat e saj.
Autorja është Bleona Bucolli, nxënëse e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.