Doktori kërkoi para nga një veteran i UÇK-së

Një personi i cili ishte plagosur në luftën e fundit të Kosovës pasi copëza të një granate i kishin përfshirë njërën këmbë, sot iu kërkua që të dorëzonte para në këmbim të kartelës së invalidit.

Ditë më parë në KALLXO.com ishte paraqitur viktima, i cili pretendonte se një doktor i kishte kërkuar ryshfet në mënyre që i njëjti t’i caktonte masën e invaliditetit dhe viktima të pajisej me kartele të invalidit e me pas t’i mundësohej edhe marrja e pensionit invalidor për shkak se ishte edhe veteran nga lufta e fundit në Kosovë.

Doktori siç pretendonte viktima ishte pjesë e komisionit për vlerësimin e shkallës së invaliditetit.

Pas marrjes së informacionit KALLXO.com kishte kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kishte raportuar rastin e veteranit, ndërsa pak kohë u desh që të krijohej edhe ekipi hetimor.

Në bashkëpunim me KALLXO.com, hetuesit e policisë kanë intervistuar edhe viktimën paraprakisht në mënyrë që të sqarohej e gjithë situata.

Gjatë ditës së sotme, në orët e hershme të mëngjesit ishte bërë plani pasi që paraprakisht viktima ishte telefonuar nga doktori për çështjen e parave.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës se sotme në lidhje me rastin.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se pas arrestimit, doktori i ortopedisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i doktorit në Ortopedi u bë pas raportimit të KALLXO.com