Ilustrim

I thyejnë shtëpinë, i vjedhin të holla dhe një palë këpucë

Një burrë i komunitetit serb nga fshati Banov Do i komunës së Zveçanit, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë thyer derën e hyrjes së shtëpisë së tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është thënë se ky raportues ka deklaruar se i janë vjedhur një shumë e të hollave, si dhe një palë këpucë.