Foto-ilustrim

I dyshuari për vrasje të rëndë ekstradohet nga Austria

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është ekstraduar një person nga Austria.

Policia ka njoftuar se i dyshuari,  me 3 gusht të vitit 2010, në fshatin Prekaz të Skenderajt, dyshohet të ketë kryer veprën “vrasje e rëndë” dhe “shtytje në vrasje”.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.