Enver Hoxhaj, gjatë takimit në Kartën e Adriatikut, Foto: ZKM

Hoxhaj kërkon që FSK të transformohet në ushtri

Për suksesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe nevojën për tranzicion drejt një ushtrie, Zëvëndëskryeministri, Enver Hoxhaj i paraqiti para takimit të veçantë në Kartën e Adriatkut e cila po mbahet në Zagreb.

Në këtë takim përveç shteteve fqinje po merr pjesë edhe Sekretari Amerikan, James Mattis.

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj, para të gjithë anëtarëve që po marrin pjesë në këtë takim, ka kërkuar që Kosova të bëhet me ushtri, pasi i plotëson gati se të gjitha parametrat për të fituar këtë të drejtë.

“Është e rëndësishme ta theksoj këtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t’u transformuar në një forcë ushtarake tradicionale me mandat të mbrojtjes territoriale. Është e drejtë e jona sovrane për ta ndërmarrë këtë veprim. Është një proces i ngritjes dhe përgatitjes profesionale të FSK-së prej fillimit nga NATO dhe shtetet partnere.  Megjithatë, ky proces është në limbo në vitet e fundit. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë që nuk ka një ushtri për shkak të

Hoxhaj ka fajësuar Serbinë për bllokadën politike duke i keqpërdorur deputetët serbë, ndërsa ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Arsyet e bllokadës janë politike. Serbia po përpiqet ta minoj shtetësinë e Kosovës duke e penguar tranzicionin e FSK-së. Ata përmes deputetëve serb po përpiqen t’i bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Së fundi, ata kanë nisur një fushatë të frikësimit dhe arrestimit të pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quar numrin në 50 prej tyre që janë larguar. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejojmë të prishet karakteri shumë etnik i FSK-së që ka rreth 12% minoritete, më shumë se çdo shtet në rajon. Megjithatë, kjo sjellje e Serbisë nuk është asgjë e re për ne, sepse njëjtë është përpjekur edhe në të kaluarën ta pengojë pavarësinë tonë dhe t’i luftoj forcat aleate të NATO-së. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë këtë përcaktim, ta themelojmë ushtrinë tonë duke i ndryshuar ligjet e nevojshme të Kosovës në respektim të Kushtetutës. Koha është tani. I nderuari Sekretar, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj që ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë Hoxhaj.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, thuhet edhe se, Hoxhaj ka kërkuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut, meqë për disa vite është vetëm si shtet anëtar vëzhgues.