Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu: PSD është bërë bisht i Qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Partinë Socialdemokrate (PSD) se ka ndihmuar Qeverinë për të mos shkuar në zgjedhje duke qëndruar në Kuvend për t’ia bërë numrat pozitës për të mbajtur seancën.

Këtë Haxhiu e ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“PSD është bërë bisht i Qeverisë, e kanë mirëmbajtë këtë Qeveri. Nëse të gjitha subjektet opozitare nuk do të vinin në asnjë seancë Kuvendi do të ishte jofunksional dhe do të duhej të shkonim në zgjedhje, por ata nuk janë të interesuar të shkojnë në zgjedhje se mandatet e vjedhura nuk do të mund t’i kenë më asnjëherë dhe janë në gjendje të pranojnë këtë Qeveri të skandaleve”, ka thënë Haxhiu.