Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Ministria e Bujqësisë është funksionale

Kuvendi i Kosovës në rend dite ka interpelancën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të  LDK-së, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kanë fond të caktuar që i detyrohet përkrahjes së bujqve. Ndërsa vlerësimin për Rikalo e sheh korrekt.

“Marrim donacione, kemi edhe partner ndërkombëtar. Vlerësimi ka qenë korrekt ndaj tij”, tha Haradinaj.

Natyra e marrëdhënieve në koalicion qeverisës sipas Haradinaj, është vështirësuar shkaku i rrethanave që nga rasti i arrestimit të Gjuriq në veri.

“Kam kërkuar raport në ministri nga shqetësimet e ngritura nga ju parlamentar të LDK për gjendjen në bujqësi për veprimet e ministrit Rikalo përfshirë edhe një shkarkim të tij. Të gjitha këto me qëllim ta kemi të qartë se si po ndodhin gjitha veprimet në Ministri të Bujqësisë”, tha Haradinaj.

Ai siguroi që Ministria e Bujqësisë është funksionale.

“Ministria është funksionale zv.ministri i bujqësisë është në funksion. Nuk është hera e parë që Kosova është ballafaqu me bojkot të tillë”, tha Haradinaj.

Ai i ka përmendur dëmet nga breshëri dhe tha se do t’i trajtojnë me kujdes.

“Do t’ju siguroj që qasja ndaj qytetarëve në veri e ka dimensionin edhe politik. Jemi të ballafaqum me një gjendje që Serbia dëshiron t’i bind serbët e veriut që nuk është Kosovë se ata janë në Serbi”, tha Haradinaj.