Arkiv: Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj pranon detyrën nga ish-kryeministri Isa Mustafa - Foto: ZKM

Haradinaj: LDK po bojkoton se Isa është sëmurë, s`po mundet me udhëheqë mjaftueshëm partinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bojkotimit që i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës, votimit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Ndërkombëtare financiare për IPA 2017 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Është i çuditshëm ky vendimi i LDK që mos me i votuar, kjo mundet me qenë pasoj që Isa është smut e nuk e po mundet me udhëheq mjaftueshëm, e të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së e nuk po dinë me i nda temat”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se veprime të tilla sikurse ai i bojkotimit të projektligjeve janë sinjal i keq për liberalizimin e vizave.

“Ka rrezik me humb por është edhe porosi e keqe për liberalizimin se ti nuk po i pranon paret e Evropës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.