Ramush Haradinaj

Haradinaj falënderon Shpend Ahmetin për bashkangjitjen në ekipin negociator

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar Shpend Ahmetin nga PSD-ja për bashkimin siç e ka quajtur ai në ekipin negociator në dialogun Kosovë-Serbi.

“Falënderoj Shpend Ahmetin që është pjesë e këtij ekipi negociator”, tha Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj po ashtu foli edhe për seancën e jashtëzakonshme të thirru për sot nga opozita lidhur me mos-liberalizimin e vizave.

“Seanca është thirrur nga VV dhe LDK. ndërsa për 5 edhe te seanca e radhës për ligjet e mbetura në votim, janë edhe dy rezoluta e tjera. Ne nga koalicioni qeverisë mendojë se e përkrahim rezolutën e PSD-së, dhe marrja e rolit në dialog nuk nënkupton marrëdhënie qeverisëse por vetëm përkrahje ne dialog. Nuk e kuptoj pse LDK edhe VV nuk e përkrahin ekipin negocaitor të ri”, tha Haradinaj.