Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Greva e avokatëve çon në dështimin e shumë seancave në Gjakovë

Sot avokatët kanë mbajtur ditën e parë të grevës së tyre të përgjithshme, e cila ka bërë mosmbajtjen e shumë seancave.

Si pasojë e kësaj në Gjykatën e Gjakovës, sipas ëeb faqes së saj dhe informatave prej disa gjyqtarëve janë shtyer rreth 13 seanca.

Sipas OAK, “bojkoti i përgjithshën” vlen për të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe policinë në teritorin e Kosovës.

Ky bojkot, sipas paralajmërimit do të vazhdojë deri në tërheqjen e urdhërësës dhe rekomandimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

KGJK-ja me vendim nuk po i lejon hyrjen e avokatëve në objektin e gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave të tjerë u ndalohet hyrka nëpër gjykatë dhe zyre të gjyqtarëve pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.

https://kallxo.com/avokatet-ne-bojkot-te-pergjithshem-kunder-vendimit-te-kgjk-se/