Ilustrim

Zbulohet mënyra se si të paraburgosurit intervistoheshin nga autoritetet pa pasur avokat

Raporti i përvitshëm i Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) ka theksuar një numër të parregullsive që kanë ndodhur gjatë vitit në Kosovë.

Një nga këto parregullsi është vërejtur edhe tek trajtimi i të paraburgosurve dhe të arrestuarve.

Sipas këtij raporti, Qendra e Rehabilitimit për Viktimat e Torturës ka treguar se ka raste kur intervistat apo pyetjet zyrtare u bëhen të arrestuarve dhe të paraburgosurve pa u konsultuar fillimisht personi i ndaluar me avokatin e saj apo tij.

Madje, sipas raportit, disa të paraburgosur kanë thënë se kontakti i tyre i parë me një avokat u bë në paraqitjen e tyre fillestare në gjykatë, pavarësisht se kishin bërë kërkesa për avokatë.

Në disa raste të tjera thuhet se autoritetet lejonin të paraburgosurit të konsultohen me një avokat vetëm pasi hetuesit e Policisë të fillonin marrjen në pyetje zyrtare.

E po ashtu, është thënë se në disa raste të tjera, të paraburgosurve iu është lejuar akcesi tek një avokat vetëm pasi të kishte përfunduar marrja në pyetje e tyre zyrtare.

Raportin e plotë të DASH mund ta gjeni KËTU.