Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Gjykata Themelore në Prishtinë hap konkurs për punëtorë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka hapur konkurs për punëtorë.

Sipas njoftimit, është hapur konkurs për 24 pozita për Zyrtar të Lartë për Bashkëpunim Profesional, 19 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 1 pozitë në degën në Podujevë, 1 në Lipjan, 1 në Gllogoc dhe 2 në Graçanicë.

Po ashtu është hapur konkurs për 16 pozita për zyrtar ligjor, 13 në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe 3 në degën e gjykatës në Podujevë.

Konkursi është hapur edhe për një pozitë si zyrtar për Operativë dhe Siguri në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Konkursin mund ta gjeni në këtë link

Detyrat kryesore të atyre që aplikojnë për këto pozita janë: tëbëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe në bashkëpunim me shefin e divizionit dhe institucionet për zbatimin e ligjit cakton mbrojtjen e gjyqtarëve me shkallë të lartë të rrezikshmërisë, të bëjnë hulumtime dhe analiza si dhe mbledhë informacione lidhur me çështjet e sigurisë neper objekte te gjykatave dhe personelit te tyre duke përfshirë edhe gjyqtaret dhe harton plane preventive qe ndërlidhen me sigurinë për raste te veçanta të bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë së personelit dhe objekteve dhe analizon raportet mbi shkallën e rrezikshmërisë duke propozuar masa të sigurisë dhe i raporton shefit te divizionit, të kryejnë detyra tjera me te cilat ngarkohet nga mbikëqyrësi i tij, të kryejnë mbikëqyrje për të gjitha punët e Sigurimit në Pallatin e Drejtesise, në koordinim me Administratorët e gjykatave mbikëqyrë funksionimin e infrastrukturës së sigurisë nëpër objektet e gjykatave duke siguruar punë të pandërprerë dhe efektive të tyre , të përgatis raporte në baza periodike në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe përgatitë raporte mbi incidentet e mundshme qe ndodhin neper objektet e gjykatave, të përpiloj orarin per rojet e sigurimit dhe kujdeset per zbatimin e tij.