Ukraina është e rëndësishme, por ishte edhe Bosnja 30 vjet më parë. Ku ishte solidarizimi me Bosnjën atëherë?

Echoes of conflict are loud in Sarajevo on this poignant anniversary, yet there is one key difference Jehona e konfliktit është e zhurmshme në Sarajevë në këtë përvjetor prekës, megjithatë ka një ndryshim kyç.

Këtë javë, ne do t’i nënshtrohemi raporteve të mëtejshme të tmerrshme që vijnë nga Ukraina: brutalitet vrastar dhe vuajtje njerëzore dhe rezistueshmeri ndaj luftës. Pushtimi i Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin është dënuar si dhuna më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Megjithatë, 30 vjet më parë këtë javë, një mizori e ngjashme shpërtheu në Bosnje-Hercegovinë. Më 6-7 prill tri dekada më parë, ndërsa SHBA dhe BE-ja njohën republikën e sapolindur të Bosnjës, snajperistë serbë dhe serbë të Bosnjës të mbështetur nga Rusia hapën zjarr mbi kryeqytetin, Sarajevë, duke shkaktuar masakrën më të keqe që e ka goditur Evropën që nga Rajhu i Tretë. – deri tani; dikush lutet që Ukraina të mos e ketë fatin ta marë atë titull të tmerrshëm, nëse nuk e ka marrë tashmë.

Përvjetorët në Sarajevë këtë javë nuk do ta kenë atë vëmendjen e deritanishme: duke qenë me fokus në Ukrainë, jo më pak për shkak se jehonat janë shumë të zhurmshme, të thellërrënjosura, të qarta dhe tingull-traumatike. Është disi si: “Ne jemi me ju jo vetëm sepse jemi me ju, por sepse kemi qenë atje.”

Megjithatë, ka disa dallime çoroditëse. Ndërkohë që shumica në perëndim me të drejtë simpatizojnë rreth Ukrainës, uragani i dhunës kundër myslimanëve dhe katolikëve kroatë të Bosnjës u prit me huti, apati dhe – në mesin e të ashtuquajturit komunitet ndërkombëtar – paqësim dhe madje mbështetjen për agresorët serbë dhe serbët e Bosnjës. Në Britani, në krye të këtij paqësimi ishin burrat që tani përshkruheshin si “të mëdhenjtë” e partisë Konservatore: John Major, Douglas Hurd, Malcolm Rifkind – me aleatë të mendjemprehtë në të majtën e organizuar dhe intelektuale.

Ndërkohë që perëndimi e ka armatosur rezistencën e Ukrainës, një embargo armësh nga të gjitha anët u vendos ndaj ushtrisë embrionale partizane boshnjake dhe i dha agresorit, Serbisë, një avantazh të madh ushtarak. Ndërkohë që makthi në Ukrainë e shtyn “komunitetin ndërkombëtar” ta kërkojë një zgjidhje brenda tri javësh, i njëjti makth në Bosnje u zvarrit për tri vjet.

Këtë javë prilli vecse në vitin 1992, Sarajeva ra nën një rrethim të zgjatur, tetë vjet pas të qenit nikoqire e Lojërave Olimpike Dimërore. Pothuajse çdo banor mysliman i Bosnjës lindore ose u vra ose u zhvendos dhe shumë gra u mbajtën robër në kampet e përdhunimit. Fshatrat dhe xhamitë u dogjën ose përndryshe nën rrethim të pamëshirshëm në “zona të sigurta” të izoluara të shpallura nga OKB. Në skajin tjetër të vendit, një ekip nga ITN dhe unë zbuluam një gulag kampesh përqendrimi për të burgosurit myslimanë dhe katolikë në gusht të vitit 1992, i cili kishte funksionuar që nga maji, ku mijëra të tjerë u vranë, u torturuan dhe u përdhunuan.

Në korrik të vitit 1995, tri vite të përgjakshme më pas, 8,000 burra dhe djem u ekzekutuan në mënyrë të të organizuar brenda pesë ditëve pas rënies së “zonës së sigurt” të Srebrenicës, viktimat e këtij gjenocidi që iu dorëzuan vrasësve të tyre nga vetë fuqitë dhe ushtarët e OKB-së të cilët ishin zotuan t’i mbronin ata.

Bosnja nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën: një i mbijetuar i kampit të përqendrimit Omarska, Satko Mujagiq, është mesin e atyre që prezantojnë një letër të hapur nga grupe të ndryshme ballkanike dhe të paqes lidhur me tensionet e shtuara aktuale të krijuara nga aleatët serbë dhe boshnjakë të Rusisë, aspiratat e të cilëve kanë të bëjnë me Shkëputjen e “Donbasit” të serbëve të Bosnjës nga Bosnja.

Pra, pse nuk kishte dhe nuk ka rëndësi Bosnja, siç ka rëndësi me të drejtë tani Ukraina? Marshimi në përkrahje të Ukrainës në Londër të shtunën e kaluar, ishte prekëse të kujtoje, në të kundërt, vargun e protestuesve 30 vjet më parë për Bosnjën.

Koncepti i ‘urrejtjeve të lashta etnike’ u përhap nga paqësuesit. Por çfarë është moralisht konfuze në lidhje me ‘spastrimin etnik’?

“Nëse do të kishim një të dhjetën e mbështetjes publike për Ukrainën dhe një të njëzetën e mbështetjes ushtarake, lufta do të ishte ndalur, njëqind mijë jetë do të shpëtoheshin; gjithashtu tri vite të humbura dhe shtëpitë e miliona njerëzve”, thotë Damir Sagolj, udhërrëfyes i ushtrisë boshnjake gjatë luftës, tani fotograf fitues i çmimit Pulitzer dhe drejtor i Fondacionit ëarm (luftë, art, rezistencë, kujtesë).

Shumica e 100,000 të vdekurve dhe dy milionë të zhvendosurve në Bosnje ishin myslimanë sllavë dhe disa të mbijetuar mendojnë se mbyllja e syve dhe veshve apo pranimi në heshtje, i perëndimit ishte me atë që po ndoshte në Bosnjë ishte sepse ata ishin pikërisht  myslimanë. Por shumë viktima ishin katolikë kroatë të Bosnjës dhe i njëjti qëndrim kishte të bënte me shkatërrimin e Vukovarit, qyteti i Danubit i rrafshuar gjatë luftës së mëparshme të pavarësisë së Kroacisë në 1991.

Mendova se masakra në Bosnje mund të ketë qenë shumë afër, “aq afër Venecias”, siç më tallte dikur nënkryetari serb i Bosnjës, Nikola Koljeviq, në mënyrë satanike, në lidhje me mosveprimin e perëndimit. Por kjo është hedhur poshtë; Një pjesë e protestës për Ukrainën po bëhet sepse, ashtu sikurse Bosnja, është pjesë e Evropës.

Ndoshta Ukraina ka mbështetje të drejtë pjesërisht sepse Putini ka armë bërthamore, të cilat na kërcënojnë të gjithëve. Në të kundërt, presidenti serb Slobodan Millosheviq nuk posedonte një arsenal të tillë; pothuajse çdo reporter në terren në Bosnje, dhe shumica e analistëve ushtarakë, e dinin se 48 orë sulme ajrore të NATO-s të me shënjestra të sakta e të kujdesshme mund t’i kishin dhënë fund mizorisë, siç bënë në vitin 1995, tri vjet më vonë, kur serbët e Bosnjës kapitulluan menjëherë pas një raundi të shkurtër të sulmeve. Pra, kishte edhe më shumë arsye për sulme në çdo kohë midis viteve 1992 dhe 1995, pa rrezikun e përhapjes së luftës.

Ndoshta njerëzit u patën tronditë nga Bosnja, dhe atëherë ishte koha më e ndërlikuar, ndërkohë që tani Ukraina është dukshëm religjioze. Koncepti i “urrejtjeve të lashta etnike” u shpërnda në mënyrë fitimprurëse nga paqësuesit. Por çfarë është e komplikuar apo konfuze moralisht dhe politikisht në lidhje me “spastrimin etnik”, siç e quajti vetë lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq, kampet e përqendrimit, përdhunimit dhe vdekjes dhe rrethimi i sotëm i një kryeqyteti evropian? Për Kievin, lexoni Sarajevën dhe anasjelltas; për Mariupolin, Gorazhden apo Srebrenicën.

Rubrikat supozohet të përfundojnë me përgjigje, jo pyetje, por unë nuk kam asnjë të tillë.

Pse ishte në rregull të ishim bashkëpunues në Bosnje me dhunën që i bëri jehonë Putinit tani? Në sferën e mëvonshme dhe publike, pse është në rregull që shkrimtarit gjerman Peter Handke t’i jepet çmimi Nobel, siç ndodhi në vitin 2019, pasi kishte shkruar lavde për projektin “Serbia e Madhe” dhe kishte mbajtur fjalimin në funeralin e Presidentit Millosheviq, arkitekt i gjenocidit; dhe për feministen e supozuar liberale Olga Tokarczuk që ta shtrëngonte dorën e Handke-s, duke e pranuar çmimin e saj, ndërkohë që nënat e Srebrenicës me lot në sy demonstronin përjashta? Për ish-trockisten Claire Fox, yllin e Brexit-it të GB Neës dhe RT, si dhe radio BBC, kush këmbëngul se kampet e përqendrimit ishin një trillim, për t’u bërë baroneshë?

Pse nuk kishte atëherë dhe nuk ka rëndësi Bosnja, siç ka tani absolutisht Ukraina? Pyetja më ka hutuar – ndërkohë që përgjigja më ka ikur – që nga prilli i vitit 1992. Por, duke e parë se historia përsëritet, asnjëherë më shumë se tani./The Guardian

 Ed Vulliamy ka raportuar për luftërat në Jugosllavi në vitet 1990

 

Përgatiti: Nuhi Shala