Serbia Liron Dy Policët Kosovarë

(E plotësuar)

“Sot me 02 prill 2012, dy zyrtaret policor të rrëmbyer janë liruar dhe të njëjtit nën përcjelljen e zyrtarëve policor të komponentës së EULEX-it, pas orës 13:00 janë kthyer në Kosovë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë,” thuhet në kumtesën për shtyp të policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës tha se së bashku me institucionet vendore vazhdimisht ka bërë përpjekje të pandërprera duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtare për të bërë trysni për lirimin e tyre.

“Po janë liruar dy policët, dhe janë në Kosovë”, konfirmoi për Gazetën JnK, zëdhënësi i EULEX-it, Nick Hawton. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë për mediat se policët kosovarë janë liruar pas ndërhyrjes së Bashkimit Evropian dhe të shefit të EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Policët Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, aktualisht janë duke i kryer procedurat e nevojshme dhe do t’i dorëzohen nga Policia e Serbisë EULEX-it.