Memoriali për të pagjeturit në Prishtinë

“Po të ishe këtu”, rrëfime të grave për burrat e zhdukur gjatë luftës

BIRN ka nisur një fushatë të re të titulluar “Po të ishe këtu”, e cila do të tregojë historitë e familjarëve të personave të zhdukur nga luftërat në Ballkan, të cilët presin ende të zbulojnë fatin e njerëzve të tyre të dashur.

 

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative po prezanton fushatën e tij të re për personat e zhdukur në ditën e Shën Valentinit për të theksuar sesi njerëzit në të gjithë Ballkanin humbën të dashurit e tyre gjatë luftërave dhe se më shumë se dy dekada më pas, disa ende janë duke pritur për informacione për partnerët e tyre të afërmit e tjerë.

Si pjesë e fushatës “Po të ishe këtu”, BIRN do të intervistojë familjarë të personave të zhdukur që janë ende në kërkim të prindërve, fëmijëve, bashkëshortëve dhe motrave të tyre për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje.

“Kjo fushatë synon të tregojë se edhe sot ka njerëz që janë të prekur nga lufta dhe se nevojat e tyre nuk janë adresuar kurrë si duhet”, tha Jovana Prusina, koordinatore e programit për projektin e BIRN, Drejtësia Tranzicionale në Ballkan.

“Ne duam t’i japim një dimension njerëzor çështjes së personave të zhdukur dhe të nxjerrim në dukje bashkëshortët, prindërit, fëmijët dhe motrat e vëllezërit e atyre që janë ende të zhdukur. Zgjodhëm të fillojmë ditën e Shën Valentinit sepse të gjitha gratë që intervistuam me siguri do ta kishin kaluar këtë ditë me burrat e tyre, por përkundrazi, ato nuk dinë asgjë asgjë për vendndodhjen e tyre”, shtoi Prusina.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, menjëherë pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi, mbi 40,000 njerëz rezultonin të zhdukur. Edhe pse më shumë se 70 për qind e tyre janë gjetur që nga ajo kohë, më shumë 11,000 individë vazhdojnë mbeten të zhdukur.

Pavarësisht përpjekjeve nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe gjykatat dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, familjet e personave të zhdukur ende zbulojnë se e drejta e tyre për të ditur të vërtetën nuk është përmbushur, kryesisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis qeverive në rajonin e ish-Jugosllavisë.

Edhe pse luftërat në rajon përfunduan më shumë se 20 vjet më parë, ata nuk kanë ende informacione për fatin dhe vendndodhjen e njerëzve të tyre të dashur.

Silvana Marinkoviq

Silvana Marinkoviq e pa burrin e saj Goranin për herë të fundit më 19 qershor 1999. Ai ishte 27 vjeç. Disa ditë më parë, ata ishin shpërngulur nga fshati Slivovo dhe kishin përfunduar në Graçanicë, e cila ishte kryesisht e populluar nga serbët. Lufta mbaroi dhe Gorani dhe fqinji i tij po përgatiteshin të linin Kosovën dhe të shkonin në Serbi kur ai u rrëmbye së bashku me dy persona të tjerë. Silvana Marinkoviq ende jeton në Graçanicë dhe është anëtare e Shoqatës për Personat e Rrëmbyer dhe të Zhdukur në zonë.

Nadja Haxhiq

Nadja Hadziq nga Svrake në Bosnje dhe Hercegovinë i ka kaluar 28 vitet e fundit duke kërkuar burrin e saj, Himzo Haxhiq. Ata po mabheshin të dy në kampin Semizovac në Vogosca, së bashku me fëmijët e tyre, kur burri i saj u mor nga kampi nga forcat serbe së bashku me burra të tjerë. Ai u largua vetëm dy ditë para se gratë, fëmijët dhe të moshuarit të liroheshin nga kampi. Ata kishin tetë vjet të martuar dhe kjo ishte hera e fundit që ajo e pa

Dushanka Kojiq

Dushanka Kojiq ka më shumë se 24 vjet që kërkon bashkëshortin e saj, Kosta Kojiç. Hera e fundit që ajo e pa ishte më 1 maj 1995, kur ajo e shoqëroi në front. “U puthëm dhe ai u largua. U ul në furgon dhe u largua. Dhe nuk e kam parë më kurrë që atëherë”, tha ajo. Ajo tani jeton në Beograd, Serbi, dhe është anëtare e Shoqatës Suza (Loti), një organizatë që përfaqëson familjet e serbëve të zhdukur nga Kroacia.

Fluturije Tupella

Herën e fundit që Fluturije Tupella e pa burrin e saj Basri Tupella ishte në fillim të qershorit 1999. Ai ishte një lojtar i njohur hendbolli nga Mitrovica në Kosovë, i cili kishte përfaqësuar si Kosovën ashtu edhe Jugosllavinë në këtë sport. Në fund të luftës në Kosovë, forcat ushtarake serbe e morën atë së bashku me vëllain dhe nipin e tij dhe Fluturije Tupella nuk i pa më kurrë.

Nena Blagojeviq

Më 1 maj 1995, Nena Blagojeviq shoqëroi burrin e saj në vijën e frontit në Kroaci dhe kjo ishte hera e fundit që ajo e pa atë. “Mbaj mend gjithçka, por nuk mbaj mend se çfarë kishte veshur kur u largua”, tha ajo. Ajo tani jeton në Sid në Serbi dhe është anëtare e Shoqatës Suza (Loti). Ajo vazhdon ende të përpiqet se çfarë i ndodhi bashkëshortit të saj.

Zekija Avdibegoviq

Burri i Zekija Avdibegoviq ka humbur që nga qershori i vitit 1992. Omer Avdibegoviq ishte 38 vjeç kur u mor gjatë luftës në Bosnje. “Ai më tha të ikja, të kujdesesha për fëmijët dhe le të ndodhte çfarë të ndodhte. Kjo ishte hera e fundit që e pamë njëri-tjetrin”, tha ajo. Tani ajo është kryetare e Shoqatës për Personat e Zhdukur në komunën e Ilijasit.