Ilustrim

Parashikimi teorik i motit për vitin 2050 po bëhet realitet në fillim të javës së ardhshme

Parashikuesit britanikë kryen një eksperiment interesant dy vjet më parë lidhur me atë se si do të duken parashikimet e motit në vitin 2050?

Kriza klimatike po shkakton kushte ekstreme të motit në të gjithë botën, dhe temperaturat në gjerësinë veriore janë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve. Kështu, meteorologët nga Met Office në Mbretërinë e Bashkuar, agjencia zyrtare e parashikimit të motit për Britaninë e Madhe, hodhën një vështrim në modelet super afatgjata të klimës në verën e vitit 2020, me qëllimin për të parë se çfarë temperaturash do të parashikonin në rreth tri dekada.

Nuk është një parashikim real i motit. Këta janë shembuj të motit të pranueshëm bazuar në parashikimet klimatike, sipas grafikut të Met Office. Por sidoqoftë, të hënën dhe të martën e ardhshme, ato parashikime të pranueshme të motit bëhen “bindshëm” realitet dhe atë 28 vjet përpara.

Ngjashmëri tronditëse me parashikimet e vitit 2050

Simon Lee, shkencëtar atmosferik në Universitetin Columbia në Nju Jork vuri në dukje një ngjashmëri të habitshme midis perspektivës për vitin 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot, parashikimi për të martën është, në mënyrë tronditëse, pothuajse identik për pjesë të mëdha të vendit, shkroi Simon në Tëitter, duke shtuar në një postim të mëvonshëm se ajo që vjen të martën jep një pamje të së ardhmes. Në 30 vjet, një parashikim i tillë do të duket mjaft tipik.

Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë mbi normalen në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës së ardhshme. Temperatura maksimale mund të afrohet 40 gradë Celsius për herë të parë, një parashikim që i shtyu meteorologët atje ta lëshojnë një nivel paralajmërimi të kuq për herë të parë në histori.

Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 38.7 gradë Celsius në Kopshtin Botanik të Kembrixhit në vitin 2019. Është gjithashtu një shenjë e qartë se sa shpejt kriza klimatike po ndryshon kohën tonë.

Shpresonim se nuk do të futeshim në këtë situatë. Ndryshimi i klimës tashmë ka ndikuar në gjasat e temperaturave ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar. Shanset për të parë ditë me tempëraturë  40 gradë Celcius në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë deri në 10 herë më të larta në klimën aktuale sesa në një klimë natyrore të pandikuar nga ndikimi njerëzor, tha shkencëtari i Met Office, Nikos Christidis.

“Vrasës i heshtur”

Bëhet fjalë për më shumë se disa ditë të pakëndshme. Vapa ekstreme është një nga ngjarjet më vdekjeprurëse të motit, por ne nuk priremi ta shohim atë të ndodhë në një kohë kur goditja nga nxehtësia dhe vdekja i atribuohen kushteve themelore si sëmundjet e zemrës ose sëmundjet e frymëmarrjes.

Raportet e fundit britanike sugjerojnë se jo më shumë se 5 për qind e shtëpive në atë vend kanë ajër të kondicionuar për t’i mbajtur banorët të freskët.

Ndryshe nga përmbytjet ose zjarret që shkatërrojnë një qytet, ndjenja e urgjencës që rrethon një valë vdekjeprurëse të të nxehtit nuk është aq dramatike, tha Kristie Ebi, shkencëtare në Universitetin e Uashingtonit, duke vënë në dukje se nxehtësia është një “vrasës i heshtur”.

Kur është nxehtë jashtë, është thjesht nxehtë jashtë, andaj mund të përballemi me një vrasës relativisht të heshtur. Njerëzit në përgjithësi nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk mendojnë për rreziqet që lidhen me këto temperatura të larta, tha Ebi për CNN më herët.

Ajo shtoi se është e rëndësishme të kuptohet se klima nuk është ajo që ishte vetëm disa vite më parë. Kriza klimatike po prek tashmë jetën tonë sot dhe do të vazhdojë të prekë më të rrezikuarit.

Të gjithë e presim me padurim verën pasi shijojmë temperaturat më të ngrohta, por ka njerëz që rrezikohen nga temperaturat më të larta. Ndërkohë që klima vazhdon të ndryshojë ose temperaturat bëhen më të larta se ato që kemi përjetuar kur ishim më të rinj, njerëzit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje, veçanërisht atyre përreth tyre, ka shtuar Ebi. /CNN