Fridon Lala - IRDK

Kandidati në fushatë me biçikletë, është kundër përdorimit të veturave - VIDEO

“Mua me pyetni vetëm për biçikleta”, ky ishte komenti i Fridon Lala, kandidati i partisë së komunitetit egjiptian në Kosovë, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës.

Gjatë një interviste për KALLXO.com në pyetjet, se makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë, a jeni kundër monopolit në homologim dhe a jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Ai fushatën po e bën me biçikletën e tij në qytetin e Gjakovës, prej nga vjen Lala.

Mbrojtja e ambientit është arsyeja kryesore pse edhe fushatën po e bën me biçikletë.

Fridon Lala – IRDK

Thotë së nëse arrin t`i merr votat e të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës do të punoj për të drejtat e komunitetit të tij.

“Jeta e dinjitetshme dhe barazia e komunitetit egjiptian me qytetarët e tjerë të republikës së Kosovës”, tha Lala.

Taksat e produkteve të përditshme të qytetarëve duhet të jenë më të ulta në krahasim me taksat e produkteve luksoze.

Papunësia thotë së është problemi kryesor në komunën e Gjakovës.

“Unë vij nga komuna e Gjakovës dhe problemi kryesor është numri i madh i të pa punëve tek moshat e reja dhe problemet e infrastrukturës”, theksoi Lala.

Amendamenti i parë që do të propozoj nëse bëhet deputet është plotësimi dhe implementimi i ligjit për shërbyesit civil.

“Ky ligj thotë se 10 përqind në institucionet publike duhet të jenë pjesëtarë të komuniteteve pakicë, mirëpo nuk e specifikon se si duhet kjo përqindje të ndahet proporcionalisht në mes të komuniteteve për shkak se komuniteti egjiptian ka mbetur komuniteti i fundit me numër në punësimin publik ngase komunitetet të cilat kanë fuqi politike më të madhe punësohen në këtë dhjetë përqindëshin”, thotë Lala.

Lala kërkon që komuniteti i tij egjiptian të bashkohet dhe të konkuroj në zgjedhje me një parti të vetme e jo si në këto zgjedhje që konkurrojnë me dy parti.

Lala u shpreh kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr. Dhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Lala është për ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Lala është kundër shkëmbit të territoreve me Serbinë, ndërsa sa i përket taksës ai mendon se duhet të punohet në drejtim e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për mos blerjen e produkteve serbe dhe sipas tij duhet të aplikohet reciprocitet me Serbinë.

Ai thotë se Kosova është e vogël të ketë gjithë këto universitete dhe nëse nuk akreditohen programet e tyre ato duhet të mbyllen.

Lala është për martesat në mes së gjinisë së njëjtë sepse thotë se është zgjedhje e secilit individ të vendos. Gjithashtu edhe për bartjen e shamive në shkolla është për.

Ai nuk është deklaruar konkretisht se si do të votoj për fatin e Trepçës.

“Parimisht jam ithtar që pasurit si Trepça duhet të mbesin nën kujdesin e shtetit, mirëpo do t`i marrim parasysh edhe rrethanat tjera para votimit”, thotë Lala.

Ai tha se do të angazhohet për punësimin sa më të madh të komunitetit egjiptian.

Kandidati Lala thotë se një ministri duhet të këtë vetëm një zëvendësministër, përjashtuar ministritë më të mëdha ku mundën me qenë dy më së shumti.

Gjithashtu ka shtuar se do të jepte dorëheqje nëse i ngritët një aktakuzë.