
Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla
Vajza e Ramiz Lladrovcit e punësuar në Bankën Qendrore
Kosovare Lladrovci, vajza e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është e punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës.
Ajo është e punësuar si zyrtare e re për Rishqyrtim në ketë institucion publik.
Të njëjtën e pohoi për Gazetën Jeta në Kosovë edhe kryetari, i cili thotë se vajza e tij ka përgatitjen adekuate shkollore.
“Po, vajza ime Kosovarja, ka përgatitjen adekuate shkollore për postin që mban, madje punon në vendin e punës nën kualifikimet profesionale që i ka”, ka thënë Lladrovci.
Ai shtoi se vajza e tij është e punësuar me konkurs të rregullt në vitin 2016.
Gjatë kësaj kohës, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ishte Bedri Hamza nga radhët e PDK-së, nga viti 2013 deri kur u bë ministër i Financave në vitin 2017.
E Fejuara e Djalit të Lladrovcit, Drejt Punësimit në Ministrinë e Drejtuar nga PDK
www.kallxo.com