![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2019/04/dnk-rekrutimet-e1555086191203.jpg)
Biznesi i punësimeve në qeverinë Haradinaj
15.4.2019 - 12:36
Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për punësimet e figurave të AAK-së, NISMAS dhe PDK-së në ndërmarrjet publike dhe postet tjera të rëndësishme.
Hulumtimi sjell të dhëna nga 35 procese të monitoruara dhe refuzimin e kuvendit dhe qeverisë për të marrë parasysh rekomandimet e ambasadës britanike në përzgjedhje.
Në intervistë për emisionin ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është shprehur se vetëm gjysma e rekomandimeve të britanikëve janë implementuar.
Ai ka folur për lidhjet politike dhe ndikimin e lidhjeve të partive në emërimet.
Në hulumtim përmenden rastet më eklatante si emërimi i Naser Shalës në krye të agjencisë së pronave bordi i ZRrE-së e deri te drejtori i ATK-së.