Burma Nënshkruan Armëpushim me Rebelët

Marrëveshja erdh pas bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të qeverisë dhe Unionit Kombëtar të Karenit, KNU në Hpa-an, kryeqyteti i Karenit. 

Palët nënshkruan për një armëpushim, hapje të komunikimit dhe për lejimin e kalimit nëpër territore, tha një zyrtar i qeverisë. 

Marrëveshja për armëpushim vjen pas 60 vite lufte ku Karenët kërkonin autonomi më të madhe. 

David Htaw, një udhëheqës i KNU’së mirëpriti marrëveshjen dhe tha: “Bisedimet do të vazhdojnë. Me rëndësi është se janë marrë hapat praktike.”

Armëpushimi është vetëm një hap para kundrejt një paqe të qëndrueshme dhe shumë e rëndësishme për të gjetur zgjidhje për konfliktin e gjatë.

Të enjten, televizioni shtetëror i Burmë’s lajmëroi edhe një tjetër amnisti të të burgosurve që fillon me 13 janar.

Rreth 600 të burgosur janë identifikuar si legjitim për lirim nga presidenti i Burmë’s por nuk dihet nëse në mesin e tyre gjinden të burgosurit politik.  

Qeveria ka negociuar armëpushime me 17 grupe tjera kryengritësish që nga viti 1989. 

Përpjekjet për të përfunduar konfliktin janë tentime të qeverisë së re, e mbështetur nga ushtria, që ka ardhur në pushtet në nëntor 2010, zgjedhjet e para në Burma pas 20 vitesh. 

Kjo është një prej kërkesave kyçe të shteteve perëndimore për të larguar sanksionet që i janë vënë Burma’s. 

Trazirat civile kanë shpërthyer prej se shteti fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1948. Luftimet kanë zhvendosur me mijëra anëtarë të minoritetit etnik të cilët kanë kapërcyer kufirin e Tajlandës.