BE Gati të Sanksionoj Iranin

Do të ishte masa e fundit e BE’së për të dënuar Iranin mbi programin e saj nuklear, transmeton BBC. BE’ja aktualisht blen afër 20% të eksportit të naftës nga Irani. 

Teheran mohon që është duke u përpjekur për të zhvilluar armatimin nuklear dhe thotë së bisedimet dhe jo sanksionet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur kontestin. 

Ndërsa, Pentagoni tha se anijembajtësja amerikane USS Abraham Lincoln, po ashtu edhe anija e Marinës Mbretërore Britaneze dhe një luftanije franceze, kanë kaluar ngushticën e Hormuzit në hyrje të Gjirit Persik pa asnjë incident pas kërcënimeve të Iranit për bllokim të rrugës tregtare.

Ambasadorët e BE-së kanë raportuar të kenë arritur marrëveshje për detajet e sanksionit të hënën duke thënë se nënshkrimi i ndonjë kontratë të re të naftës me Iranin do të përfundojë në momentin e hyrjes në fuqi të ndalimit – me kontratat ekzistuese duke i lënë deri më 1 korrik.

Marrërveshja pritet të ketë aprovim formal nga ministrat e punëve të jashtme.

Përfaqësuesja e lartë e BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka përsëritur të hënën pohimin e saj se sanksionet ishin një mënyrë për të bindur Iranin që të merr pjesë në bisedime.