Foto: BIRN/EPA

Njëzët vjet pas, pushtetin në Serbi e kontrollojnë aleatët dhe aparatçikët e Sllobodan Millosheviqit 

Ata ishin ministra dhe zyrtarë krejt në fund të sundimit të Sllobodan Millosheviçit. Dhe, po ata, janë ende në detyrë sot, 20 vjet pas rënies së tij.

 

Në vitin 2010, dhjetë vjet pas rrëzimit të Slobodan Millosheviqit, njeriu që e zëvendësoi atë si udhëheqës i Partisë Socialiste të Serbisë u shfaq në një dokumentar për ngjarjet e asaj dite tetori, kur protestuesit e zemëruar u shfaqën në rrugë për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve dhe të një dekadë lufte, izolimi dhe varfërie.

“Gjatë ditëve të ardhshme, rendi i parë i SPS u zbraz pothuajse plotësisht,” u tha Ivica Daçiq autorëve të dokumentarit. “5 Tetori ishte fundi i një epoke për SPS.”

Apo, ai ishte?

Ndërkohë që po afrohet përvjetori i 20-të, jeta politike serbe përsëri dominohet nga ministrat dhe zyrtarët e epokës së Millosheviçit, nga SPS ose ata me të cilët dikur qeverisnin.

Vetë Daçiq ishte zëdhënës i SPS nën Millosheviçin dhe president i këshillit të qytetit të Beogradit, ndërsa që nga viti 2008 ai ka shërbyer në tri qeveri dhe ka udhëhequr një prej tyre si kryeministër. Aktualisht Daçiq është ministër i jashtëm, në pritje të formimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të qershorit.

Njeriu i cili do të vendosë nëse do ta mbajë SPS-in në qeveri është Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, udhëheqës i Partisë Përparimtare (Progresiste) dhe, në fund të sundimit të Millosheviçit, Ministri i i frikshëm i Serbisë i informacionit gjatë luftës në Kosovë 1998-99 kur SPS ndante pushtetin me Partinë Radikale Serbe.

Një ish-radikale tjetër, Jorgovanka Tabakovic, ka qenë guvernatore e Bankës Kombëtare Serbe që kur Përparimtarët morën pushtetin në vitin 2012. Ajo ishte gjithashtu ministre në fund të viteve ’90.

Maja Gojkoviç, kryetarja e parlamentit serb që nga viti 2014, ishte gjithashtu pjesë e Partisë Radikale dhe raportohet të jetë në linjë për një post kabineti në qeverinë e re të udhëhequr nga Progresistët. Gojkovic ka vënë në pah përpjekjen e saj për ti rimarrë mobiljet dhe veprat artistike të marrura nga parlamenti nga protestuesit më 5 tetor, duke thirrur një konferencë për  media në vitin 2018 kur u gjetën dhe u kthyen dy kolltuqe.

Lista vazhdon, jo vetëm në politikë, por në akademi, biznes dhe jetën shoqërore të Serbisë, ku shumë prej atyre që kishin ndikim gjatë epokës së Millosheviçit mbeten aktiv edhe sot e kësaj dite. Dhe është pikërisht nga ky pozicion i favorshëm nga ku ata vënë në dyshim rëndësinë e 5 tetorit.

“Jo gjithçka është e zezë ose e bardhë për sa i përket 5 tetorit”, tha Vucic në vitin 2018.

“Kishte gjëra të mira, sepse nuk ishim më të izoluar, ne u hapëm nga këndvështrimi shtetëror. Dhe kishte edhe gjëra të këqija, sepse grabitësit më të mëdhenj plaçkitën gjithçka që ishte e vlefshme në Serbi, tradhtuan shtetin serb dhe interesat e tij kombëtare dhe e çuan vendin në krizën më të rëndë të borxhit. “

Kthimi i radikalëve

Qeveria e fundit e udhëhequr nga SPS para rrëzimit të Millosheviçit u formua me 24 Mars, 1998, saktësisht një vit para ditës kur NATO filloi 11 javë sulme ajrore për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve etnikë nga provinca jugore e Kosovës, atëherë  e Serbisë.

Në mungesë të një shumice, SPS bashkoi forcat me Radikalët në një qeveri që mburrej me jo më pak se pesë nënkryeministra, duke përfshirë ultranacionalistin e zjarrtë Vojislav Sheshelj dhe krahun e tij të djathtë, Tomislav Nikoliç.

Dymbëdhjetë vjet pas rënies së Millosheviçit, Nikoliç u zgjodh president i Serbisë, një post që e mbajti deri në vitin 2017. Ai është aktualisht president i Këshillit Kombëtar të Serbisë për Koordinimin e Bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, i formuar në vitin 2017. Raportet e mediave lokale thonë se Nikoliç ende jeton në vilën që ai e përdori si rezidencën e tij presidenciale.

Përveç futjes në luftë me NATO-n, qeveria Socialiste-Radikale në fund të viteve 1990 u bë e njohur për një numër ligjesh të ashpra, veçanërisht në arsim dhe media. Sulmi ndaj lirisë së medias u intensifikua me sulmet ajrore të NATO-s, kur shteti vendosi censurë të rreptë dhe kërkoi që storiet të paraqiteshin për miratim nga një komision qeveritar i udhëhequr nga Vuçiq.

Që nga viti 2012, Vuçiq ka qenë dy herë kryeministër  dhe u zgjodh president në vitin 2017. Në vitin 2018, duke iu drejtuar serbëve etnikë në Kosovë, në atë kohë një shtet i pavarur, Vuçiç e përshkroi Millosheviçin si “një udhëheqës të madh serb“, “qëllimet e mira” të të cilit nuk krahasohen me rezultatet e tij.

Viti 2008 pikë kthese

Me Millosheviçin jashtë zyrës, SPS dhe Radikalët u zëvendësuan në qeveri në fillim të vitit 2001 nga një koleksion i ndryshëm i partive të opozitës të njohur si Opozita Demokratike e Serbisë, ose DOS.

Autoritetet e reja nxitën dhjetëra hetime kundër zyrtarëve të epokës së Millosheviçit, por shumë pak rezultuan në dënime.

Në Mars të vitit 2003, Kryeministri reformist Zoran Gjingjiç u vra. DOS tashmë ishte duke u ndarë, i dobësuar nga rivaliteti i ashpër midis Aleancës së partive të dominuar nga Partia Demokratike dhe Partisë Demokratike më shumë nacionaliste të Serbisë.

Ata që mbeten e mbajtën pushtetin deri në vitin 2008, një vit fatal për Serbinë kur Kosova e shpalli pavarësinë, Socialistët u kthyen në qeveri në koalicion me Partinë Demokratike dhe me një fraksion të Partisë Radikale të udhëhequr nga Vuçiq dhe Nikoliq të cilët u shkëputën nga Radikalët për të formuar Partinë Përparimtare.

Në vitin 2012, Progresistët hynë në qeveri dhe Vuçiq filloi së konsoliduari pushtetin deri aty sa nuk ishte parë që nga Millosheviqi. Freedom House tani e përshkruan Serbinë si një “regjim hibrid”.

Në atë që kishte mbetur nga Partia Radikale, Sheshelj mbetet udhëheqës dhe vazhdoi të shërbente si deputet pavarësisht se ishte dënuar për krime lufte në Hagë; Milorad Mirçiq, i cili para 5 tetorit ishte ministër i Serbisë i ngarkuar me lidhjet me serbët jashtë vendit dhe Petar Jojiq, i cili ishte ministër federal i drejtësisë, vazhduan si deputetë. Kjo treshe garoi për ulëse në parlament përsëri këtë vit, mirepo nuk arriti ta kalojë pragun elektoral.

Në SPS-in e Daçiq, krimineli i dënuar i luftës Nikola Shainovic, i cili ishte zëvendëskryeministër i qeverisë federale gjatë luftës në Kosovë, zuri ulëse në presidencën e partisë.

Milovan Bojic, zëvendës kryeministër dhe ministër i shëndetësisë në fund të viteve 1990, është sot drejtori i Institutit për Sëmundjet Kardiovaskulare ‘Dedinje’, një nga qendrat më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve të zemrës në Serbi. Bojiç mbajti të njëjtin post në vitet 1995-2000, gjatë kohës sa ishte anëtar i së majtës Jugosllave, JUL, themeluar nga gruaja e Millosheviçit, Mirjana Markoviç.

I dënuar për shpërdorim detyre në vitin 2012, Bojiç u shpall i pafajshëm pas apelit në vitin 2015. Dy vjet më vonë, ai u riemërua drejtor i Institutit  ‘Dedinje’.

Gjithashtu nga radhët e JUL ishte ministri i turizmit i epokës së nëntëdhjetave Slobodan Cerovic, tani dekan i Fakultetit të Turizmit dhe Menaxhimit të Mikpritjes në Universitetin privat Singidunum në Beograd. Ish-ministri i kulturës Zeljko Simiç gjeti gjithashtu punë në akademi duke ligjëruar në Fakultetin privat për Diplomaci dhe Siguri.

Një tjetër ish-ministër i epokës së Millosheviçit, Milan Beko, gjithashtu doli i padëmtuar nga rënia e të fortit të Serbisë, duke zgjeruar zotërimet e tij tashmë të rëndësishme të biznesit duke i zotëruar kompanitë  shtetërore të shitura nën DOS.

Këshilli Antikorrupsion i Serbisë më vonë vuri në dyshim ligjshmërinë e disa prej privatizimeve në të cilat Beko mori pjesë, por ai asnjëherë nuk u përball me ndonjë akuzë.