Bekim Blakaj - Fondi per te Drejten Humanitare

Blakaj: Paqja gjen rrënjët e saj në të kaluarën  

Ndërsa bisedimet për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë po rriten më shpesh, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare , implikon të dyja palët që të marrin parasysh pajtimin kuptimplotë.

Në një intervistë për Prishtina Insight, Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i  Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLCK), insiston që paqja afatgjate mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve mund të arrihet vetëm kur shoqëritë përballen me të kaluarën dhe jo me ndonjë marrëveshje që përjashton viktimat.

“Marrëveshja përfundimtare do të ishte e pranueshme nëse kjo marrëveshje do të përfshinte dispozita ku secila palë do të zotoheshin të zgjidhnin çështjen e personave të pagjetur dhe të punonin ngushtë me institucionet gjyqësore, respektivisht prokurorinë, për të gjykuar krimet e luftës”, tha Blakaj.

“Qeveritë duhet të krijojnë një skemë kompensimi dhe dëmshpërblim për viktimat”, shtoi ai.

Ndërsa dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2011 ka shtyrë palët të nënshkruajnë një numër marrëveshjesh, nga lëvizja e lirë e njerëzve në zhvillimin e infrastrukturës, çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën si viktimat dhe personat e zhdukur, nuk kanë qenë kurrë në agjendën e BE-së si ndërmjetësues i dialogut.

Blakaj është i vetëdijshëm se kjo mbetet një kërkesë e pakapshme – dëmshpërblimet e luftës dhe viktimat kanë qenë vazhdimisht jashtë rendit të ditës – dhe nuk ka asnjë bazë për të besuar se gjërat do të ishin ndryshe nga marrëveshja përfundimtare e hapur.

“Në fakt, i gjithë ky proces duket tërësisht jo transparent. Që në fillim kur takimet e para ndodhën në dialogun teknik [2011] dhe pastaj në dialogun politik [2013], dhe tani, nuk kemi pasur kurrë hapësirë ​​të kuptojmë se çka është kjo marrëveshje “, tha Blakaj para se të shtonte se “Nga ajo që dëgjojmë dhe kemi lexuar në mes të rreshtave, jam mjaft i sigurt se asnjë nga gjërat e përmendura më sipër nuk do të jetë në tryezë për diskutim”.

HLCK, i kryesuar nga Blakaj që nga viti 2006, mban një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse për çdo person që është vrarë ose zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe që mbetet i zhdukur. Baza e të dhënave përfshin jo vetëm emrat e viktimave, por edhe detajet e rrethanave të çdo viktime. HLCK ka verifikuar që gjatë luftës në Kosovë u vranë më shumë se 13,500 individë, ndër të cilët më shumë se 1,640 ende figurojnë të zhdukur.

RETORIKA DHE EDUKIMI QË NUK E SHËRON TË KALUARËN

Për Blakajn, i cili vetë bartë plagët nga lufta, pasi u arrestua nga regjimi i Millosheviqit nga maji i vitit 1999 deri në tetor 2000, kur u lirua – diskursii fundit i presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq, kur në vizitën e tij të fundit në Kosovë e quajti Millosheviqin “Udhëheqësi i madh serb”, ia përkujton atij ditët e errëta të së kaluarës.

“Unë mendoj se duhet të kërkojmë llogaridhënie nga Vuçiqi, se si mund të vijë dhe ta lartësojë Millosheviçin në Kosovë, e cila është si një gërvishje e një plage që ende nuk është shëruar”, tha Blakaj.

“Institucionet, sidomos ato në Serbi kanë ndërmarrë çdo hap për të informuar qytetarët ose së paku nxënësit dhe studentët lidhur me të kaluarën. Ne po flasim për mohimin e së kaluarës, respektivisht mohimin e veprimeve të marra nga forcat serbe në Kosovë”, tha ai.

Sidoqoftë, Blakaj beson se politika ka luajtur një rol kyç në shikimin e krimeve të luftës njëanshëm, një besim që reflektohet në mesin e shqiptarëve të Kosovës.

“Kur shqiptarët i referohen më shumë se 1.640 njerëzve të zhdukur, shoqatave të luftës apo organizatave të tjera që merren me të kaluarën, ata thonë se Serbia duhet t’i përgjigjet fatit të të zhdukurve. Megjithatë, midis të zhdukurve janë edhe më shumë se 400 serbë të Kosovës të zhdukur”, thekson ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vitin e kaluar filloi krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, për të adresuar të kaluarën e kohës së luftës në Kosovë. Blakaj e ka përkrahur dhe mbështet ende idenë në parim, por thotë se ai duhet të shohë “hapat e prekshëm” nga një iniciativë e tillë.

“Një nga qëllimet kryesore të Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit është të ndërtojë një narrativë të përbashkët për të kaluarën”, shpjegoi Blakaj.

Sidoqoftë, për Blakajn, për të formuar një komision për të vërtetën dhe pajtimin për t’u marrë me të kaluarën dhe njëkohësisht për të nënshkruar një marrëveshje që nuk do të përmendte të kaluarën fare, në rastin më të mirë është në kontradiktë ose në rastin më të keq e  pa kuptimtë.

Përveç kësaj, përtej iniciativave të tilla, Blakaj mbetet skeptik duke parë jo vetëm ligjërimin aktual politik, por edhe mënyrën se si të rinjtë janë duke u arsimuar për të kaluarën.

“Brezat e rinj, qoftë në Kosovë apo në Serbi, po ngrihen me një tregim të njëanshëm të së kaluarës, paragjykimet kundër njëri-tjetrit dhe sjellja e politikanëve po kontribuon vetëm në zgjerimin e boshllëkut”, thotë ai.

Blakaj është gjithashtu vetëkritik kur flet për kontributin e OJQ-ve që merren me drejtësinë tranzicionale dhe mungesën e bashkimit të tyre për kauzën.

“Organizatat e të drejtave të njeriut dhe ata që merren me drejtësinë tranzicionale nuk janë bashkuar për të bërë një avokim më të fuqishëm”, tha ai.

Blakaj tha se institucionet kanë lënë pas dore kërkesat e këtyre organizatave, megjithëse në disa raste kanë treguar gatishmëri për t’i dëgjuar ata.

“Ndonëse kemi marrë zotime gojarisht për të përfshirë çështjen e personave të zhdukur në dialog, kjo nuk ka ndodhur kurrë në realitet dhe zëri ynë, edhe pse ka arritur institucionet qeveritare, nuk ka qenë kurrë shumë i fuqishëm”, tha Blakaj.

Ndonëse mbështesin çdo marrëveshje që kërkon të sjellë paqe, Blakaj mbetet i sigurt se çdo marrëveshje që e lë çështjen e së kaluarës të pazgjidhur është vetëm një paqe e përkohshme.

“Nëse ne synojmë paqen afatgjatë dhe në të njëjtën kohë duam të fshehim plagët që nuk janë shëruar, duhet të dimë se ato do të infektohen në të ardhmen,” tha Blakaj përpara se të përfundonte. “Kushdo që thotë se e kaluara duhet harruar ka bërë tashmë një gabim të madh”.