FSK-ja konfirmon arrestimin e qytetarit serb

Një burrë i komunitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i pa informuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së.

“Një qytetar i komunitetit serb, e jo gazetar, si duket i pa informuar ka hy me makinë në parkingun e ministrisë së FSK-së. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, në prag të ceremonisë “Mandatimit të FSK-së” që do të mbahet me datë 14 në ndërtesën e MFSK-së, Policia e FSK-së personin në fjalë e ka legjitimuar dhe   e ka dorëzuar  tek Policia e Kosovës e cila  procedon më tej sipas procedurave të tyre” tha ai.

 

https://kallxo.com/arrestohen-dy-serbe-ne-parkingun-e-ministrise-se-fsk-se/