FOTO - Peticioni i Vjetër Kundër Demarkacionit i Dorëzohet Ramush Haradinajt

Deputetët e Vetëvendosjes i kanë sjellë para karriges së kryeministrit Ramush Haradinaj dosjet e peticionit me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër marrëveshjes për demarkacionin.

Peticioni ishte nënshkruar dy vite më parë, i organizuar nga partitë që atëherë ishin në opozitë: Vetëvendosje, AAK dhe NISMA.