FOTO: Kapen Mbi 15 Kilogramë Drogë në Prishtinë

Njësitet policore të stacionit Qendra Prishtinë sot kanë ndaluar një person të cilit i janë gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike.

Më pas është njoftuar Njësiti i Anti-Drogës dhe me vendim të Prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake dhe së bashku njësitet e stacionit dhe Njësiti Kundër Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë kane kryer një bastisje në një lokacion në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur disa qese te dyshuara me substancë narkotike te llojit marihuanë, mëson KALLXO.com.

Pesha totale e substancës së dyshuar narkotike është 15 kilogramë e 229 gramë.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 2 persona të dyshuar ndërsa hetimet do të zhvillohen nga Drejtoria e hetimit të Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Prokurorinë Krimeve te Rënda.