Tre persona tentojnë të grabisin një bankë

Tre persona kanë tentuar të grabisin sot një filial të një banke në Çagllavicë.

Lajmi për KALLX.com është konfirmuar nga Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentativë të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht, ka thënë Borovci,  policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.