Ilustrim.

Dyshimet për vjedhjen e rreth 3 mijë eurove në Prishtinë, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar të dyshuar për vjedhjen e rreth 3 mijë eurove në një lokal në Prishtinë.

A.P dyshohet se më 17 janar, në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ka vjedhur rreth 3 mijë euro.

I dyshuari, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.