Foto: Facebook/Policia e Kosovës.

Policia konfiskon arsenal armësh nga nxënësit në Ferizaj - Pamje

Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh: Pistoleta, pushkë, thika e drogë gjatë një operacioni në afërsi të shkollave në Ferizaj. 

Sipas Policia armët u konfiskuan gjatë një operacion të zhvilluar në afërsi të shkollave, dhe bastisjeve në disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse.  

“Janë konfiskuar: 5 armë zjarri (pistoleta), 2 armë të gjata gjysmë automatike, sasi e municionit, 40 thika, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, 10 boksa metali të nxënësit e shkollave të mesme, 6 mullinj për bluarje të marihuanës, 4 shufra metali, dhe 1 elektro shok”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në kuadër të këtij plani, PK thekson se pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera, kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Policia ka ndaluar 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë. 

Ndërsa, 20 persona janë ndaluar me dyshimin se kanë shitur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. 

Policia thotë se aksione t’i vazhdojë aksionet të tilla me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla. 

Foto: Facebook/Policia e Kosovës.
Foto: Facebook/Policia e Kosovës.
Foto: Facebook/Policia e Kosovës.
Foto: Facebook/Policia e Kosovës.