Kolonat në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë. Foto: KALLXO.com.

Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, lëndohen pesë persona - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë.

Aksidenti ka ndodhur në fashitin Vragoli të Fushë Kosovës dhe pesë persona janë lënduar nga ky aksident. 

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë për KALLXO.com, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.  

Ai ka thënë se njësia policore e trafikut është marrë me rastin. 

Për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën Prishtinë – Pejë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga aksidenti: