Gjilan, policia arreston një person për vjedhje

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Gjilan.

Gjatë kontrollit të shtëpisë tek i dyshuari, policia ka gjetur edhe gjësende të tjera që lidhen me raste të tjera vjedhjeje.

Me vendim të prokurorit, gjësendet e ndryshme janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.