Flora Brovina insiston se fotografia e dhunimit është autentike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot një foto të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Fotografia e indeksuar nga Google, del të jetë ngarkuar në  disa faqe online që e asocojnë fotografinë me luftën në Irak.

Megjithatë ajo tha se fotografinë e ka qe shumë herët dhe e ka marrë drejtpërdrejt nga familjarët.

“Fotografia është e vërtetë, e kam marr nga familja. Nuk kam imazhe të tjera nga skena e njëjtë. Foton e kam pranu me kontakt. Sot nuk kam fol me familjen por herave të tjera. Nuk është hera e parë që e tregoj fotografinë. Krimet e luftës i dëshmoj në çdo moment jam në dispoziocion”, tha ajo në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

Ajo tha se nuk mund të mohohet se ushtarët serb mund të kenë inçizuar edhe filma nga dhunimet për qëllime pornografike.

“Mos të biem pre e atyre që nuk duan ta dëshmojmë të vërtetën. Unë nuk kam frikë nga e vërtea dhe skam arsye ta bëjë këtë pune kaq të bujshme. Me cuditin njerëzit që nuk merren me krimin por me personalitetin tim. Kjo është qesharake. Unë do ta kontaktoj Prokurorinë e shtetit kemi kontaktuar përmes telefonit, edhe dëshmitë tjera do t’ia dorëzoj”, tha Brovina.

https://kallxo.com/fotografia-qe-e-publikoi-flora-brovina-gjendet-e-publikuar-ne-faqe-te-huaja-online/