Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Flamur Sefaj rrëfehet për “Gylenistët” para komisionit

Komisioni Hetimor parlamentar, që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti pritet që sot të marrë në pyetje ish Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që sot nga ora 10:00 të paraqitet edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe familjarët e të të deportuarve.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.