Televizioni Publik

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë përfaqësues nga parlamenti, RTK dhe shoqëria civile diskutojnë se çfarë televizioni publik i nevojitet Kosovës.

Cilat janë sfidat nëpër të cilat po kalon RTK? Pse parlamenti i Kosovës është vonuar më shumë se dy vite në përzgjedhjen e bordit të RTK-së? Çka duhet bërë që të ruhet pavarësia editoriale e RTK-së ashtu që t’i shërbejë interesave të publikut?

Për të diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me televizionin publik të Kosovës, mysafir të Jeta Xharrës në studio janë:
Edita Tahiri, anëtare e parlamentit;
Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit;
Vjosa Dobruna, kryetare e bordit të RTK-së;
Antonio Gashi, ushtrues detyre i drejtorit të Televizionit të RTK-së;
Ariana Qosaj-Mustafa, juriste nga shoqëria civile.

Në kuadër të emisionit mund ta ndiqni edhe reportazhin e gazetarit, Muhamet Hajrullahu, i cili flet për themelimin e RTK-së, ecurinë, vështirësitë, sfidat, financimin dhe problemet që rrjedhin nga moszgjedhja e bordit të ri të RTK-së.

Ndërsa në fund, ndiqeni rubrikën satirike Dhandrri i Kosovës.