Kuvendi i Kosovës

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë deputetë nga Kuvendi i Kosovës si dhe monitorues që e mbikëqyrin punën e këtij kuvendi do të diskutojnë për punën dhe problemet më të mëdha në Kuvendin e Kosovës.

Cilat janë problemet kryesore në Kuvendin e Kosovës? A është e mjaftueshme mbikëqyrja e tanishme e kuvendit për punën e qeverisë? Sa i merr parasysh kuvendi nismat qytetare dhe kërkesat e shoqërisë civile?
Pse po dështon kuvendi në zgjedhjen e bordit të RTK-së? Cili është relacioni kuvend – qeveri?  
 

Për të diskutuar për këto dhe çështje tjera, të ftuarit e Muhamet Hajrullahut në studio janë: 
 

Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, nga radhët e PDK-së, 
Lutfi Haziri, shef i grupit parlamentar të LDK-së, 
Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, nga radhët e AKR-së, 
Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar të AAK-së, 
Driton Selmanaj, monitorues i seancave të Kuvendit, 
Rrezarta Ahmeti, monitoruese e komisioneve të Kuvendit, 
Ramadan Klisurica, monitorues i komisioneve të Kuvendit,
Isuf Zejna, monitorues i komisioneve të Kuvendit.
 

Gjatë emisionit, BIRN do të transmetoj njëreportazh të përgatitur nga gazetari Muhamet Hajrullahu, në të cilin flasin anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare për vonesat e seancave parlamentare dhe mungesat e deputetëve në këto seanca.
 

Ndërsa në një reportazh tjetër të përgatitur nga gazetarja Jeta Abazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës pyeten për papërgjegjësitë e deputetëve dhe ndikimin e qeverisë në Kuvend.