Kosova 3 vjet pas

Dokumentari “Kosova 3 vjet pas”, i prodhuar nga BIRN, sjellë vështrimet e qytetarëve, analistëve, përfaqësuesve nga mediat e shoqëria civile dhe ekspertë të fushave të ndryshme për zhvillimet në sfera të ndryshme gjatë këtyre tri viteve.
Cilat janë sfidat me të cilat përballet Kosova tre vjet pas shpalljes së pavarësisë? Çfarë të arritura ka shënuar Kosova për këtë periudhë? Cilat janë problemet që duhet tejkaluar në të ardhmen? A ka shpresë për zhvillimin e ekonomisë së brishtë, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, ulje të papunësisë si dhe imazh të përmirësuar ndërkombëtar për Kosovën?