Aplikoni që të merrni pjesë në raundin e dytë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

BIRN –Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese Rajonale në Ballkan shpallë konkursin për dhjetë gazetarë që kanë interesin në politikat kulturore dhe bashkëpunimin rajonal për të marrë pjesë në projektin e ri rajonal, të financuar nga Programi Zviceran për Kulturë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës tre vjeçare, projekti synon të mbledhë 30 gazetarë të shquar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Maqedonia, që të shkruajnë mbi çështjet e përbashkëta të politikave kulturore që do të kontribuonin në ndryshimin dhe zhvillimin e politikave individuale të shteteve përkatëse.

Rundi i dytë dhjetë mujor i këtij projektit ofron:

– një punëtori fillestare trajnimi mbi raportimin analitik, online mediet dhe rrjetet shoqërore të internetit që ofrohen nga gazetarë dhe ekspertë të mirënjohur;

– Pjesëmarrje në konferencat rajonale që inkurajojnë fuqimisht krijimin e rrjeteve mes redaktorëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve kulturor;

– Vizitë studimore në një nga kryeqendrat e shteteve pjesëmarrëse; pjesëmarrja në ngjarje të përzgjedhura kulturore;

– Kontributin me një analizë gjatë muajit (paguhet) për publikimin prestigjioz online të BIRN-it, www.balkaninsight.com;

– Ribotimin e artikujve të gazetarëve në publikimet mediale, si dhe në publikimet më të njohura të lajmeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar..

– Progres personal përmes trajnimeve gjatë punës dhe redaktimeve me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar të BIRN-it;

– Punë në kontakt të drejtpërdrejt me kolegët nga rajoni;

– Pas përfundimit të projektit -mundësi për t’u anëtarësuar në rrjetin e gazetarëve analitik dhe hulumtues të BIRN-it në Ballkan.

BIRN-i do të përzgjedhë dhjetë kandidatët më të suksesshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Maqedonia bazuar në kriteret në vijim:

– Së paku dy vite përvojë në gazetari; interesim të shtuar në zhvillimet kulturore;

– Aplikacioni duhet të ketë miratimin e redaktorit të medies për të cilën punon gazetari;

Aplikacionet e gazetarëve duhet të përmbajnë këto dokumente:

– Letër motivimi me detajet për kontakt;

– CV me përvojat në të kaluarën

– Letrën nga redaktori i medies ku është i punësuar gazetari (nëse është i/e punësuar) që konfirmon vullnetin për t’i mundësuar gazetarit pjesëmarrjen në projekt.

– Kërkohet njohje aktive e gjuhës së shkruar dhe të folur angleze, ndonëse edhe aplikacionet nga kandidatë që posedojnë njohuri të kufizuara gjuhësore do të merren parasysh.

Luteni të dërgoni aplikacionet e juaja në [email protected], me titullin “Aplikacion për BICCED” . Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se 15 shkurt 2011. Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë deri më 25 shkurt 2011.

BIRN është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta në punësim, dhe inkurajon njësoj kandidatet femra apo meshkuj që pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, politike dhe të tjera, të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë projekt.