Eksperti britanik tregon se si përzgjedhin më të mirët në borde

Kompania e ekspertëve britanik BDO e kontraktuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë ndihmon institucionet e Kosovës që të përzgjedhë njerëzit më të mirë në pozitat e larta.

Charlie Eyer, njëri nga tetë ekspertët britanik ka folur në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ për punën e tyre tri vjeçare me institucionet e Kosovës që të përzgjedhin kandidatët më të mirë në pozita të larta, si borde e agjenci të pavarura.

Ai thotë se nga të gjitha proceset ku kanë marr pjesë, mesatarisht 50%  e rekomandimeve të tyre janë marr parasysh. Ose shprehur figurativisht bilanci është 50% me 50%.

“Çka ne bëjmë është përdorim metodologjinë e quajtur intervistimi bazuar në kompetencë, e cila i jem mundësi kandidatit të tregojë eksperiencën e kaluar … gjithashtu përdorim prezantimin që u kërkojmë kandidatëve paraprakisht ta përgatisin e që ky është vizioni i tyre për pozitën në të cilën aplikojnë si dhe testin psikometrik”, ka sqaruar ai.

Ai po ashtu ka treguar edhe linkun se ku njerëzit mund të shohin emrat se kush është përzgjedhur për secilën pozitë ku ata kanë marr pjesë. Për të parë emrat në rekrutime të pavarura, të përgjegjshme, meritokratike dhe profesionale në Kosovë, klikoni KËTU.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com

13 Dhjetor 2018 - 20:50

Erjonë Popova 13/12/2018 - 20:50
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend