EKSKLUZIVE: Intervista e Plotë me Fehmi Musën, i Arrestuar për Badovcin

Fehmi Musa, një prej të arrestuarve në lidhje me ngjarjen pranë digës së liqenit të Badovcit, është intervistuar më parë nga Kallxo.com.

Ai është pyetur mbi qëndrimet e tij për kërcënimet e ISIS ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ku përgënjeshtroi se muslimanëve shqiptarë u kanosej ndonjë rrezik, por tha se etni të tjera ishin të rrezikuara, si serbët, maqedonasit dhe grekët.

Gjithashtu ai tha se “zullumqari duhet të vritet”.

Fehmi Musa është arrestuar bashkë me Besnik Latifin, Gazmend Halitin, Enis Latifin dhe Milazim Haxhinë, në fundjavë, nën dyshimin se ishin duke përgatitur akt terrorist tek diga e liqenit.

Ai u arrestua të nesërmen e ndalimit të tre të dyshuarve të parë pranë Badovcit.

Intervista e Musës ishte pjesë e një numri opinionesh të marra nga praktikantë myslimanë mbi kërcënimet e ISIS për Ballkanin.