Dy të lënduar në aksidentin në Landovicë

Dy persona kanë  mbetur të lënduar në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur para rreth dy orësh në Landovicë të Prizrenit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 tek ura e Landovicës.

“Rreth orës 17:30 tek Ura e Landovicës ka ndodhur një aksident me dy të lënduar”, tha Hazir Berisha për KALLXO.com.

Zëdhënësi tregoi se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa të huaja.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë aksident të rëndë.

https://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-ne-landovice-kamioni-perplaset-per-tuneli/

Kallxo.com